Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se lufta në Gaza mund të “përfundojë menjëherë” nëse pranohet propozimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express
“Mbroni të drejtat dhe të ardhmen tuaj. Bëni paqe me ne dhe pranoni propozimin e Presidentit Trump”, thotë kryeministri izraelit në një mesazh drejtuar civilëve në Gaza.
Të dielën, Hamasi tha se mirëpriti “disa ide” nga SHBA-të se si të arrihet një marrëveshje armëpushimi në Gaza që mori përmes ndërmjetësve.
