Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Netanyahu thotë se s’do të lejojë ushtarë turq në Gaza e as rindërtim para çarmatosjes

GD
Gazeta Demos27 janar 2026 në 20:21
Netanyahu thotë se s’do të lejojë ushtarë turq në Gaza e as rindërtim para çarmatosjes

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se ushtarët nga Turqia dhe nga Katari nuk do të hyjnë në Gaza dhe se rindërtimi i enklavës nuk do të ndodhë para demilitarizimit.

Netanyahu foli për fazën e dytë të planit të presidentit Donald Trump për Gazën, duke thënë se do të përmbushen interesat politike dhe të sigurisë të Izraelit, shkruan gazeta “The Times of Israel” .

“Tani po përqendrohemi në përmbushjen e dy misioneve të mbetura: çmontimi i armëve të Hamasit dhe demilitarizimi i Gazës nga armët dhe tunelet” – tha ai.

“Siç jam pajtuar me presidentin Trump… janë vetëm dy mundësi: kjo ose do të bëhet në mënyrën e lehtë, ose në mënyrën e zorshme, por, në cilindo rast, do të ndodhë. Tashmë po dëgjoj deklarata se ne do ta lejojmë rindërtimin e Gazës para demilitarizimit. Kjo nuk do të ndodhë” – paralajmëroi kryeministri izraelit.

“Po dëgjoj se do të sjellim ushtarë turq e nga Katari në Gaza. As kjo nuk do të ndodhë. Po dëgjoj se do ta lejojmë themelimin e një shteti palestinez në Gaza. Kjo nuk ndodhi dhe as nuk do të ndodhë” – shtoi Netanyahu.

“Mendoj se të gjithë ju e dini se ai që vazhdimisht e ndali themelimin e një shteti palestinez isha unë, bashkë me kolegët e mi në qeveritë që i kam drejtuar. As sot e nesër, ne nuk do ta lejojmë këtë” – tha më tej ai.

“Izraeli do ta mbajë kontrollin e sigurisë mbi tërë zonën, nga Lumi Jordan deri në det dhe kjo vlen edhe për Rripin e Gazës” – shtoi kryeministri izraelit

Izrael

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 12:10Vendos Gjykata e Lartë në Tiranë: Erion Veliaj mbetet në burg
  • 23:35Vuçiq njofton dorëheqjen: Largohem më 27 shtator
  • 22:59Rigjallërimi i Gazës: Shtëpitë rindërtohen nga druri e balta
  • 22:23Trump: Irani dëshiron “me dëshpërim” një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës
  • 22:40Trump thotë se do t’i heqë të gjitha tarifat për uiskin irlandez, ndërsa përfundon vizitën dyditore