Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Netanyahu jep shenjë se s’do ta pranojë vendosjen e forca turke në Gaza

GD
Gazeta Demos22 tetor 2025 në 21:13
Netanyahu jep shenjë se s’do ta pranojë vendosjen e forca turke në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, të mërkurën la të kuptohej se do të kundërshtonte çfarëdo roli të forcave turke të sigurisë në Rripin e Gazës si pjesë e një misioni për vëzhgimin e armëpushimit të mbështetur nga ShBA-ja me grupin palestinez Hamas.

Duke folur në Jerusalem krahas nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, Netanyahu tha se ata kishin diskutuar për Gazën e pasluftës, përfshirë atë se kush do të mund të ofronte siguri në enklavën e rrënuar nga lufta dyvjeçare, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Vance, i cili të martën tha se plani i armëpushimit i presidentit Donald Trump po ecte më mirë se që pritej, e ritheksoi optimizmin e tij. “Kurrë nuk kam thënë se ishte e lehtë, por unë jam optimist se armëpushimi do të mbahet dhe se ne në të vërtetë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë në mbarë Lindjen e Mesme” – tha numri dy i Shtëpisë së Bardhë.

Netanyahu, duke iu përgjigjur një pyetjeje për idenë e forcave turke të sigurisë në Gaza, tha: “Unë kam opinione shumë të forta për këtë. A dëshironi të hamendësoni se çfarë janë ato?”

Ministria e Jashtme e Turqisë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, ndërsa edhe Ministria e Mbrojtjes refuzoi që ta komentonte çështjen.

Vance tha të martën se Turqia do të ketë një “rol konstruktiv” për ta luajtur, por se Uashingtoni nuk do ta detyronte Izraelin për asgjë, kur bëhet fjalë për trupat e huaja “në tokën e tyre”.

Turqia, e cila ka dhënë ndihmë për ta bindur Hamasin që ta pranojë planin e Trumpit, ka thënë se do të merrte pjesë në task-forcën ndërkombëtare për vëzhgimin e zbatimit të armëpushimit dhe se forcat e armatosura të saj do të mund të shërbenin në kapacitet ushtarak ose civilë, nëse është e nevojshme.

Hamasi i ka rezistuar presionit për t’u çarmatosur, duke thënë se është i gatshëm që t’ia dorëzojë armët një shteti palestinez të së ardhmes.

Marrëdhëniet dikur të ngrohta mes Turqisë dhe Izraelit kanë shënuar pikë të re të ulët gjatë luftës në Gaza. Presidenti turk, Rexhep Erdoan, i ka kritikuar ashpër sulmet e forcave izraelite ndaj enklavës dhe në pjesë të tjera të rajonit, përfshirë Sirinë – shtet që kufizohet me Turqinë e Izraelin.

GazaIzrael

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 19:23Një Irlandë e Bashkuar do të ishte 'fantastike', thotë Trump gjatë vizitës në Irlandë
  • 17:59Putin: Gabimet e Perëndimit çuan në ngritjen e AfD-së
  • 10:25Besfort Lamallari shkarkohet nga posti i ministrit të Brendshëm
  • 21:52Zelenskyy: Nuk ka bisedime trepalëshe për paqe para zgjedhjeve në Rusi
  • 21:46Kryeministri kroat dënon nderimet për Mladiqin: Serbia po largohet nga vlerat evropiane