Ekipet e shpëtimit në Kiev po garojnë me kohën për të gjetur njerëzit që kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të banimit të shkatërruara pjesërisht, pasi të paktën nëntë persona humbën jetën nga vala e dytë e sulmeve ruse ndaj kryeqytetit ukrainas brenda një jave.
Shefi i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, njoftoi se 46 persona janë plagosur, mes tyre të paktën pesë fëmijë, shkruan BBC.
Sulmet ndodhën në prag të samitit të NATO-s në Turqi, ku presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump.
Vetëm pak orë para sulmeve të fundit, Zelensky kishte paralajmëruar se Moska po përgatiste një tjetër “sulm masiv” ndaj Kievit, pas bombardimeve të së enjtes që lanë të vrarë 30 persona.
