Ekstradohet në Shqipëri kimisti kolumbian i drogës në Frakull, raporton A2 CNN. Shtetasi kolumbian Sammir Rosales Rodriguez është ekstraduar nga Kolumbia në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin me 14 vite burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme, pas hetimeve të zhvilluara nga SPAK.
Ai u arrestua për llogari të SPAK-ut në Kolumbi në shtator 2025.
Më 30 qershor të këtij viti, Gjykata e Posaçme vendosi të dënojë me 14 vite heqje lirie kolumbianin 49-vjeçar, i akuzuar si kimisti i grupit kriminal që trafikoi nga Amerika Latine në Shqipëri kokainë të tretur në pleh organik artificial, u shpall fajtor për veprat penale të “trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.
Samir Rosales Rodrigues u identifikua nga SPAK-u si një nga anëtarët e grupit kriminal të përfshirë në trafikimin e rreth 485 kilogramëve kokainë kolumbiane. Sasia e drogës, e tretur në pleh organik artificial, u nis nga porti i Buenaventurës në Kolumbi, me transit në portin e Pireut në Athinë e më pas në portin e Tivarit, në Mal të Zi. Nga ky port, ngarkesa u transportua me rrugë tokësore drejt Frakullës së Madhe, në Fier, shkruan A2CNN
