Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia dëshiron që lufta të vazhdojë, derisa ka paralajmëruar se shtatori mund të sjellë shumë ndryshime.
Në një video adresim, ai ka thënë se agjencitë e inteligjencës ukrainase dhe aleate po marrin sinjale se presidenti rus, Vladimir Putin është i vendosur të vazhdojë luftën
“Ne kemi nevojë që Putini dhe Moska të kenë mendësinë për t'i dhënë fund luftës, jo për të vazhduar luftën”, ka thënë ai.
