Agjencia e Mbrojtjes Civile ka përditësuar informacioni lidhur me situatën nga moti i keq në Shqipëri sipas qyteteve.
Në informacionin e shpërndarë për mediat bëhet me dije se, situata në të gjithë vendin paraqitet në përmirësim, pavarësisht se në disa zona reshjet e shiut kanë vijuar.
“Nivelet e ujit në disa zona kanë nisur të ulen, një pjesë e madhe e akseve rrugore, ku ka pasur probleme janë rikthyer të kalueshme, ndërsa ekipet e emergjencave civile, Forcat e Armatosura, OSHEE dhe strukturat vendore po vijojnë punën për stabilizimin e plotë të situatës dhe normalizimin e furnizimit me energji, pastrimin e rrëshqitjeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve”, thotë Ministria e Mbrojtjes.
Situata sipas qarqeve:
QARKU VLORË
Niveli i lumit Vjosa në Novoselë vazhdon me tendencë ulje, aktualisht niveli është 7.65 m.
Po vijon puna në bashkitë; Delvinë, Finiq dhe Konispol, ku për shkak shirave ditën e djeshme ka pasur prezencë dherash në rrugët që lidhin disa fshatra.
Dje është punuar për rehabilitimin e aksit rrugor, që lidh fshatrat Kakodhiq dhe Lefterhor. Në mbështetje të bashkisë kanë shkuar 30 forca dhe 3 mjete nga FA.
Në fshatin Vrion është bërë evakuimi i banorëve në një banesë, për shkak të pranisë së ujit.
Hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë.
QARKU FIER
Vazhdon të ketë ulje në lumenjtë Vjosë dhe Seman. Situata është si më poshtë:
Rreth 110 hekratë tokë është me prezencë uji në fshatrat Kashisht – Çerven dhe Ferras. Nuk ka patur evakuime të banorëve, por është punuar për largimin e ujit nga oborret e banesave ku gjatë ditës së djeshme është evidentuar kjo problematikë.
Autoritetet vendore janë në monitorim të argjinaturave pranë lumenjve, nga ku rezulton se deri në këto momente nuk ka pasur cënim të infrastrukturës kritike.
Strukturat vendore kanë kaluar në gatishmëri të plotë me gjithë kapacitet teknike e logjistike që kanë në dispozicion. Në afërsi të lumit Vjosë, në fshatin Ferras janë vendosur për mbështetje edhe kapacitetet e Ministrisë së Mbrojtjes, me mjete të kalueshmërisë së lartë, varka shpëtimi, trupa e të tjerë.
QARKU KORÇË
Ekipet në terren janë në monitorim të vazhdueshëm të prurjeve në lumenjtë Devoll dhe Dunavec.
Ka prani uji në toka bujqësore dhe në disa banesa në: Lumalas, Bulgarec, Shamoll, Çiflig, Turan, Vloçisht e Sovjan. Në Sovjan janë evakuar 15 familje nga ekipet e emergjencave në terren.
Bashkia Pustec: Po mbahet nën kontroll situata në fshatin Shulin, ku uji herë pas here depërton në katet përdhese të banesave.
Bashkia Pogradec: Prurje të larta nga lumenjtë e Vërdovës, Rëmenjit dhe qytetit.
Ndërkohë po punohet për pastrimin e dherave në Dardhas, Proptisht, Çërravë.
Tek hidrovori i Tushemishtit po punohet për stabilizimin e situatës, vijon me kapacitet të plotë, janë 4 pompa në punë.
Strukturat e bashkisë, UKT dhe zjarrfikësit vijojnë në terren.
Bashkia Kolonjë: Rezervuarët e Helmesit dhe Kabash-Leskovik, po punojnë me kapacitet maksimal.
Po punohet në infrastrukturë për riparimin e disa urave në: Qafzezë, Shtikë, Gostivisht, Psar.
Pas disa orëve kërkime, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe të FA kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të zonjës 76 vjeç, në Progër.
QARKU LEZHË
Në të gjithë qarkun ka patur ndërhyrje të përqendruar të forcave, për shkak edhe situatës më komplekse, të krijuar si pasojë e reshjeve të shumta.
Deri tani janë llogaritur rreth 220 ha sipërfaqe nën ujë; (90 ha në Zejmen,70 në Shënkollë dhe rreth 60 ha Barbulloje nga dëmtimi i argjinaturës në Tale).
Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë, me përjashtim të atij të Tales.
Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike vazhdon normalisht
Në bashkinë Lezhë
