Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në Vlorë

GD
Gazeta Demos24 janar 2026 në 15:00
Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në Vlorë

Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike detare, Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës.

Sipas parashikimeve, nga ora 12:00 e ditës së sotme, deri më 26 janar, ora 06:00, pritet erë e fortë dhe dallgë me lartësi 2.5–4 metra.

Autoritetet kërkojnë bashkëpunim të plotë nga subjektet dhe institucionet që operojnë në det për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

Anijet e transportit ndërkombëtar do të vazhdojnë punën normalisht sipas destinacioneve, ndërsa trageti Vlorë–Brindisi–Vlorë ka anuluar mbërritjen e parashikuar për datën 25 janar.

Parashikohet që situata për mjete të vogla dhe peshkimi të përmirësohet pas orës 06:00 të datës 26 janar. Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal dhe respektim të masave të sigurisë në det gjatë kësaj periudhe.

Vlorë

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 11:48Trump paralajmëron Iranin: Kam një vendim për të marrë, mund të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë
  • 21:57Kandidati austriak për president premton kthimin e përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut në Shqipëri
  • 17:48Sulmet ruse godasin dy ura strategjike në Kiev