Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sibiha, tha se udhëheqësit ukrainas dhe rusë duhet të takohen personalisht për të zgjidhur çështjet më të vështira të mbetura në bisedimet e paqes dhe vlerësoi se vetëm Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, mund ta ndalë luftën.
Sibiha tha se Ukraina shpreson të stimulojë hapa drejt përfundimit të luftës katërvjeçare dhe të përfitojë nga progresi në bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja përpara se faktorë të tjerë, siç është fushata për zgjedhjet e Kongresit të SHBA-së në nëntor, të ndërhyjnë, raporton Ukrainian Pravda .
