Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Ministri belg i Mbrojtjes paralajmëron: Nëse Rusia sulmon Brukselin, Moska do të rrafshohet

GD
Gazeta Demos29 tetor 2025 në 10:02
Ministri belg i Mbrojtjes paralajmëron: Nëse Rusia sulmon Brukselin, Moska do të rrafshohet

Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, ka deklaruar se NATO-ja do të “rrafshonte Moskën” nëse Rusia do të sulmonte Brukselin.

Në një intervistë për gazetën De Morgen, Francken ka diskutuar mbi çështje strategjike të nxehta, duke përfshirë luftën në Ukrainë, mbrojtjen evropiane, luftën hibride dhe parandalimin bërthamor.

I pyetur nëse kishte frikë se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të niste një sulm me raketa konvencionale ndaj Brukselit, ai u shpreh qartë: “Jo, sepse atëherë ai do të godiste zemrën e NATO-s, dhe pastaj ne do ta rrafshonim Moskën”.

Francken gjithashtu ka shprehur mbështetje të fortë për udhëheqjen e SHBA-së në NATO dhe ka theksuar besimin e tij në Nenin 5, klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë që mbështet aleancën.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse presidenti amerikan, Donald Trump, do ta respektonte Nenin 5, Francken tha: “Sigurisht që do ta bënte. Ekziston një paragjykim i madh në Evropë kundër qeverisë amerikane. Pse të mos e respektojë Nenin 5?”.

Ministri belg shtoi se shqetësimi i tij më i madh është përdorimi i luftës hibride nga Rusia, dhe jo kërcënimi i sulmeve konvencionale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:06Shpërthim i fuqishëm në Zvicër, 4 të plagosur
  • 16:52Netanyahu paralajmëron Iranin: Fundi i regjimit është afër, mos u ngatërroni me ne
  • 15:59NATO: Rusia synon të thyejë vullnetin e aleatëve për të mbështetur Ukrainën
  • 08:34SHBA tërhiqet nga Iraku, forcat amerikane largohen plotësisht nga vendi
  • 22:34Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan