Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Merzi e fton Al-Sharaan e Sirisë për vizitë në Gjermani – arsyeja jo fort e këndshme

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2025 në 21:26
Merzi e fton Al-Sharaan e Sirisë për vizitë në Gjermani – arsyeja jo fort e këndshme

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, e ka ftuar presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa, për vizitë në shtetin evropian për ta diskutuar dëbimin e qytetarëve sirianë me të kaluar kriminale në Gjermani, bëri të ditur të hënën udhëheqësi gjerman.

“Ne, natyrisht, do të vazhdojmë që t’i dëbojmë kriminelët në Siri. Ky është plani. Ne tani do ta zbatojmë këtë në një mënyrë shumë konkrete” – tha Merzi para gazetarëve, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Gjermania gjithashtu dëshiron që ta përkrahë stabilizimin e Sirisë, tha ai, duke shtuar se synon që me presidentin sirian të diskutojë se “si mund ta zgjidhim këtë së bashku”.

Paraardhësja konservatore e Merzit, Angela Merkel, ishte në krye të një politike historike me dyer të hapura ndaj refugjatëve dhjetë vjet më parë, duke mirëpritur rreth 1 milion emigrantë në Gjermani, shumë prej tyre sirianë që po iknin nga lufta civile në vendin e tyre.

Që nga ajo kohë, mbështetja për të djathtën ekstreme është rritur dukshëm dhe partia konservatore CDU nën Merzin ka ndjekur një linjë shumë më të ashpër sa u përket sigurisë kufitare dhe migracionit, duke u zotuar se do ta përshpejtojë procesin e dëbimeve.

“Unë do ta them këtë përsëri: lufta civile në Siri ka përfunduar. Tani nuk ka më ndonjë arsye për azil në Gjermani” – tha kancelari Merz.

Që nga marrja e pushtetit nga ish-presidenti Bashar al-Assad në dhjetorin e vitit të kaluar, Sharaa ka zhvilluar një varg vizitash jashtë vendit, përderisa ekzekutivi kalimtar i tij po synon që t’i rivendosë lidhjet e Sirisë me fuqitë botërore, të cilat e kishin shpërfillur Damaskun gjatë regjimit të Assadit./

Gjermanisiri

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:39Rubio: Serbia është e përfshirë në disa çështje që mund të jenë problematike dhe shpërthyese
  • 19:52Jo revoltë kundër Merzit, por shumë pakënaqësi në prapaskenë
  • 16:39Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit në Asamblenë e OKB-së: Jemi viktima të terrorizmit, jo autorë
  • 14:32Zbardhet dosja: Vlora Hyseni informonte Agasin për takimet me Edi Ramën: S’do rri më shumë se një orë
  • 14:30Berisha akuzon Ramën për rastin e Vlora Hysenit: Çdo hap e ka bërë me dijeni dhe porosi të tij