Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Më i madhi në 50 vjet/ Zjarr katastrofik në Francë, viktima dhe evakuime masive

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 23:35
Më i madhi në 50 vjet/ Zjarr katastrofik në Francë, viktima dhe evakuime masive

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e kodrave Corbières pranë kufirit me Spanjën, duke shkaktuar një viktimë e nëntë të plagosur. Mediat vendase bëjnë të ditur, duke djegur mbi 16,000 hektarë, një sipërfaqe sa madhësia e Parisit.

Një grua vdiq në shtëpinë e saj dhe një person ishte në gjendje kritike me djegie të rënda, sipas prefekturës Aude. Disa zjarrfikës u plagosën gjithashtu. Të paktën 25 shtëpi u shkatërruan dhe u dëmtuan, ndërsa policia po heton shkakun e zjarrit.

Kryeministri francez, François Bayrou, i cili vizitoi zonën, e përshkroi zjarrin si “një katastrofë me përmasa të papara”, duke theksuar ndikimin e krizës klimatike.

“Ajo që po ndodh sot është e lidhur me ndryshimet klimatike dhe thatësirën”, tha ai, shkruan A2 CNN.

Ministria e mjedisit tha se zjarri kishte shkatërruar të njëjtën sasi toke në 24 orë sa zjarret djegin zakonisht në të gjithë Francën brenda një viti.

“Ky është një zjarr i jashtëzakonshëm që ilustron shkallën e pasojave të krizës klimatike”, tha ministria në një deklaratë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, shkroi në mediat sociale: “Të gjitha burimet e vendit janë mobilizuar.” Ai u bëri thirrje njerëzve të tregojnë “kujdes maksimal”.

“Është një skenë trishtimi dhe shkretimi. Duket si një peizazh hënor, gjithçka është djegur. Më shumë se gjysma ose tre të katërtat e fshatit janë djegur. Është djallëzore”, tha kryetari i fshatit Jonquières, Jacques Piraux, raporton A2 CNN.

Kushtet e motit janë të pafavorshme për shkak të erërave të forta, rritjes së temperaturave dhe bimësisë së thatë në zonë, thanë zyrtarët.

Ky është zjarri më i madhi në Francë në 50 vjet, që ka shkatërruar shtëpi dhe ka detyruar evakuimin e banorëve dhe turistëve.

Autoritetet po vijojnë luftën për ta vënë nën kontroll, mes kushteve të pafavorshme atmosferike.

Franca

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:15Putin konfirmon takimin Rusi-SHBA-Ukrainë
  • 14:42Italia planifikon të gjobisë shoferët që vozisin shumë ngadalë
  • 13:31BE-ja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për kriza, rekomandon rezerva ushqimore dhe ujë për 72 orë
  • 12:19Aksidentohet autobusi i shkollës në Francë afër kufirit me Zvicër- Vdesin të paktën dy fëmijë, lëndohen 16 persona të tjerë
  • 10:30Këngëtari Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK