Në Nju Jork, po zhvillohet takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së (KSKB) lidhur me situatën në Lindjen e Mesme.
Miroslav Jenca, ndihmës sekretari i përgjithshëm për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, ka thënë se njerëzit në shtetin e Palestinës janë në “rrezik më të madh”.
Ai ka shtuar se plani i ri me pesë pika i Izraelit i miratuar të enjten është “një tjetër përshkallëzim i rrezikshëm i konfliktit”.
