Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Macron: Srebrenica mbetet një njollë e përhershme në kujtesën kolektive të Evropës dhe të gjithë botës

GD
Gazeta Demos11 korrik 2025 në 16:52
Macron: Srebrenica mbetet një njollë e përhershme në kujtesën kolektive të Evropës dhe të gjithë botës

Me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Ministri i Çështjeve Evropiane të Francës, Benjamin Haddad, ka lexuar në emër të presidentit Emmanuel Macron një mesazh përkujtimor me tone të forta kujtimi, njohjeje dhe mbështetjeje për Bosnjën dhe Hercegovinën

Macron theksoi se ajo çfarë ndodhi në korrik të vitit 1995 duhet të qëndrojë përgjithmonë në ndërgjegjen kolektive të Evropës dhe botës.

“Srebrenica mbetet një njollë e përhershme në kujtesën kolektive të Evropës dhe të gjithë botës. Na detyron të jemi të vërtetë dhe të jemi të drejtë”, tha presidenti francez.

Ai nënvizoi se “e vërteta” do të thotë njohje e plotë e shkallës së krimit, që sipas tij ishte i motivuar nga urrejtja etnike, por edhe pranim i dështimit të bashkësisë ndërkombëtare për të mbrojtur civilët në atë kohë.

“Është një pranim i dështimit me qëllim që të mos përsëritet më kurrë një e keqe e tillë dhe të ndërtohet një e ardhme e përbashkët”, shtoi Macron.

Ai bëri thirrje për respektim të drejtësisë ndërkombëtare dhe paralajmëroi kundër tentimeve për mohimin e krimeve në rajon.

“Drejtësia do të thotë respektim i vendimeve të gjykatave dhe se nuk ka vend për revizionizëm dhe mohim në një rajon që dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.”

Macron e mbylli mesazhin me një shembull historik të Francës pas Luftës së Dytë Botërore dhe premtoi mbështetje të pandalshme për Bosnjën në rrugëtimin e saj evropian.

“Ky kujtim na angazhon për guxim, për ndërtimin e përditshëm dhe të vazhdueshëm të paqes dhe besimit – pa përjashtuar askënd.”

“Franca është krenare që ka ndërtuar një të ardhme të përbashkët dhe premtuese me Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe sot, Franca mbetet me ju – për të mbështetur Bosnjën dhe Hercegovinën në rrugën e vështirë, por të domosdoshme të pajtimit, ndërtimit të paqes dhe një të ardhmeje të begatë një Evropë të bashkuar.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët
  • 09:12Trumpi konfirmon ndërrimin e fshehtë të avionit pas kthimit nga samiti në Turqi
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 20:20Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
  • 19:46Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë