Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përparim në bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin për çështjen e Ukrainës .
Gjatë një deklarate për mediat para se të udhëtonte për në Iowa, Trump tha se i kishte bërë të qartë Putinit se “nuk është i kënaqur” me situatën aktuale në Ukrainë.
Ai mohoi ndalimin e furnizimit me armë për Kievin, duke shtuar: “Ne i kemi dhënë dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë, por duhet të sigurohemi që të kemi mjaftueshëm për veten tonë”.
Telefonata njëorëshe mes dy liderëve përfshiu edhe temat e Iranit dhe Lindjes së Mesme. Ndërkohë, Putin theksoi se “nuk do të heqim dorë nga objektivat tona” dhe se Rusia synon të eliminojë “shkaqet rrënjësore të konfliktit”.