Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Lubonja i ashpër me Begajn që po hesht për protestat: Skandal, s’ka turp që rri gjithë ditën në atë kolltuk

GD
Gazeta Demos2 korrik 2026 në 16:32
Lubonja i ashpër me Begajn që po hesht për protestat: Skandal, s’ka turp që rri gjithë ditën në atë kolltuk

Analisti Fatos Lubonja ka folur rreth aktualitetit politik në Shqipëri, dhe zhvillimeve të protestës së qindra qytetarëve para Parlamentit, ku deputetët u goditën me vezë dhe miell kurse Policia u përgjigj me dhunë e arrestime, duke komentuar edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve deri tani.

Ai u shpreh se protestuesit dhe organizatorët duhet të insistojnë tek pjesëmarrja në protestë, revolta dhe informimi i selive diplomatike ndërkombëtare, amerikane dhe evropiane.

Ai kujtoi se edhe në vitin 1997, aktivistët nuk u dëgjuan për dhunën shtetërore, derisa ndodhën trazirat dhe më pas nisën reagimet.

“U desh të shkatërrohej Shqipëria edhe në vitin 1997, për dhunën e policisë së Berishës, edhe pse u ankuam për dhunën e Policisë, që ata ndërkombëtarët të reagojnë. U desh të bëhej një lëmsh, të shkatërrohej Shqipëria, që ata të reagojnë. Diplomacia është diplomatike, të mbështetemi te forcat tona. Ne duhet të insistojmë, se nuk është vetëm çështje për flamingo dhe për Kushnerin, është një 35-vjeçar që është qeverisur keq. Nuk është vetëm për Zvërnecin protesta. Edhe ata kanë dështimet e tyre, kanë interesat e tyre. Por duhet të vijë momenti që edhe ata të informohen më mirë dhe të reagojnë”, tha analisti.

Ai sugjeroi që insistimi të vijonte edhe kur të vinte ambasadori i ri i SHBA-ve, duke i çuar librin “Albanian Files” si provë për krimet e kryeministrit Edi Rama.

“Edhe ambasadori i ri i SHBA kur foli tha se prioritet ishte lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit ndaj edhe këta kur të vijë t’i dërgojnë dosjen e librit “Albanian Files”, me specifika, me raste, t’i thuhet ku është, të mbahet qëndrim, edhe me mediat, amerikane apo me senatorët amerikanë dhe t’i thuhet se ky është shkaku i kësaj dhune. Protesta nuk është vetëm për Zvërnecin. Aksioni politik me ndërkombëtarët, amerikanë dhe evropianë, është i domosdoshëm, të sqarohen mirë se nuk është vetëm çështje e mjedisit, mllefi nuk është vetëm për këtë por edhe për politikën në kaq vite, ku populli është qeverisur keq. Këto protesta dhe pjesëmarrja masive shërben për të treguar fytyrën e vërtetë të këtij regjimi”, deklaroi Lubonja.

Sipas analistit, as ai dhe as populli nuk do heqë dorë nga kjo protestë deri në fund. Teksa pati edhe kritika për Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, duke ngritur pyetjen nëse kishte turp për heshtjen e tij.

“Çfarë bën ai presidenti që nuk thotë asnjë fjalë. President është ai, a s’ka turp që rri gjithë ditën në atë kolltuk dhe bënë vizita jashtë vendit andej. Është skandal, ja kjo është gjendja që i bën njerëzit të revoltohen. Këto e bëjnë popullin të revoltohet dhe unë të shkoj më i revoltuar sot atje dhe këto tregojnë se populli nuk heq dorë nga ajo protestë. Të tjerët do vijnë e do shtohen atje për të treguar se nuk heqin dorë”, përfundoi ai.

Protesta

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 16:35Bosch alarmon pas takimit Zelensky-Vuçiq: Ukraina po bëhet kërcënim për Kosovën dhe Ballkanin
  • 14:08Stuhia Tajfuni “Dolphin” godet Japoninë, gjashtë të plagosur dhe mbi 50 mijë ndërtesa pa energji
  • 09:05Mbi 4 mijë raste me Ebola në Kongo, 1,850 të vdekur
  • 23:06“Jeni fajtorë për arsenalet e zbrazëta”, “Shpërthimi” i Trump ndaj Pete Hegseth
  • 19:35Rreth 100 të vdekur nga përmbytjet në Indinë verilindore