Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe.Delegacioini i Listës Serbe është udhëhequr nga Zlatan Elek, dhe ata deklaruan se patën një bisedë të hapur dhe konstruktive me Hanrahan.
“Gjatë takimit, përfaqësuesit e Listës Serbe vunë në dukje dhunën gjithnjë e më të theksuar institucionale që po ushtrohet kundër popullit serb në Kosovë, me mungesën e një përgjigjeje adekuate nga aktorët kompetentë dhe ndërkombëtarë”, tha Lista Serbe në një deklarim propagandistik.Ky subjekt politik deklaroi se ka lëvizje të njëanshme të institucioneve të Kosovës që “e përkeqësojnë më tej situatën tashmë të brishtë të sigurisë dhe kërcënojnë të drejtat themelore të popullit serb”.
Lista Serbe i vuri theks siç thotë kjo parti nevojës për deeskalimin urgjent të situatës në terren dhe një përgjigje të qartë dhe të padiskutueshme nga bashkësia ndërkombëtare.Po ashtu ata kërkuan edhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.