Një akt trimërie dhe humanizmi u shënua ditën e djeshme në Qafë Koshovicë, ku një aksident i rëndë mund të kishte përfunduar në tragjedi pa ndërhyrjen e shpejtë të një polici të qarkullimit.
26-vjeçari Klajdi Mustaj, i cili ka vetëm 2 muaj në shërbimin e qarkullimit rrugor, por 18 muaj pjesë e Policisë së Fierit, u gjend rastësisht pranë vendit të aksidentit. Ngjarja ndodhi teksa një automjet kishte humbur kontrollin, u përmbys dhe mbeti i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim.
VIDEO nga momenti heroik
Punonjësi i policisë ka nxituar drejt automjetit duke bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve, për t’i larguar në një zonë të sigurtë.
