Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Ky është 28-vjeçar, Bekim Halilaj që u gjet i varur në një tabelë në Bruksel

GD
Gazeta Demos3 tetor 2025 në 09:43
Ky është 28-vjeçar, Bekim Halilaj që u gjet i varur në një tabelë në Bruksel

Bekim Halilaj një 28-vjeçar shqiptar është gjetur i varur në një tabelë në qendër të Brukselit, dy ditë më parë.

Halilaj ishte dënuar më parë me rreth 22 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ishte kapur së bashku me tre shokët e tij duke trafikuar kokainë me vlerë mbi 4 milionë paund në qytetin e Southampton.

Më herët autoritetet goditën grupin kriminal, ku të përfshirë ishin shtetasit Nuri Mucmataj, Fitim Halilaj dhe Tamas Hela.

Goditja e grupit kriminal dhe arrestimi i katër shqiptarëve:

Policia britanike ndaloi një furgon tip ‘Astra’ më 21 prill 2017 në Southampton, ku gjeti kokainë me vlerë 140 mijë paund, 30 mijë paund para të gatshme, si dhe dy anëtarë të bandës, Tamas Hela dhe Fitim Halilaj.

Mjeti ishte modifikuar me ndarje të fshehta për të transportuar drogën dhe paratë pa u zbuluar.

Pas ndalimit, policia kreu bastisje në Carrington House, në zonën Westwood Road, ku arrestoi Bekim Halilajn dhe sekuestroi kokainë me vlerë 10 mijë paund.

Ndërkohë, Nuri Mucmataj u arrestua në një tjetër bastisje në Rrugën Ted Bates, në zonën Bargate.

Hetimet zbuluan se banda sillte drogën nga Essex dhe e shpërndante në rrugët e Southampton.

Sipas gjykatës, kokaina ishte e cilësisë së lartë, me pastërti deri në 91%. “Ky ishte një operacion metropolitan droge”, tha gjykatësi Robin Rowland, duke theksuar se baza e përgatitjes së drogës ishte banesa në Carrington House.

Policia britanike konfirmoi se të gjithë ishin në vend ilegalisht dhe përdornin identitete të rreme për të qëndruar në Angli dhe për të fshehur aktivitetin e tyre kriminal.

Dënimet:

Nuri Mucmataj, 26 vjeç – 8 vjet e 6 muaj burg

Bekim Halilaj, 21 vjeç – 7 vjet burg

Fitim Halilaj, 27 vjeç – 4 vjet e 6 muaj burg

Tamas Hela, 24 vjeç – 4 vjet e 6 muaj burg

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 09:10Tragjike në Itali: Ushtari amerikan humb jetën gjatë larjes në liqen
  • 08:49Tragjedi në Rio: Rrëzohet helikopteri, 4 anëtarë të një familjeje humbin jetën
  • 08:26Zelensky: Koreja e Veriut do të dërgon 50 mijë trupa në Rusi
  • 20:24Joe Biden në gjendje të rëndë shëndetësore
  • 17:47Bondarenko: Shoqëria ukrainase nuk i përkrahë 100% deklaratat e Zelenskyt për Kosovën