Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk tha të enjten se qytetarët polakë në Iran duhet të largohen menjëherë, duke paralajmëruar se për shkak të mundësisë së një konflikti të armatosur, evakuimi mund të mos jetë më i mundur brenda pak orësh.
Ai paralajmëroi se mundësia e një konflikti të armatosur është “shumë reale”. Më tej, Tusk tha se konflikti mund të shpërthejë ndoshta pas disa orësh.
“Ju lutem, merreni këtë seriozisht. Në të kaluarën kemi pasur përvoja të këqija me njerëz që i kanë injoruar këto paralajmërime. Prandaj dua ta theksoj edhe një herë: largohuni menjëherë nga Irani ose anuloni planet tuaja të udhëtimit. Nëse shpërthen një konflikt i nxehtë, askush nuk do të jetë në gjendje t’ju garantojë një mënyrë për t’u larguar,” tha ai gjatë një konference për shtyp.
