Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Kryeministri hungarez e akuzon Ukrainën për rrahje për vdekje të një burri me shtetësi të dyfishtë – reagon Kievi

GD
Gazeta Demos11 korrik 2025 në 16:14
Kryeministri hungarez e akuzon Ukrainën për rrahje për vdekje të një burri me shtetësi të dyfishtë – reagon Kievi

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, të premten i akuzoi autoritetet ukrainase se kanë rrahur për vdekje një qytetar me shtetësi të dyfishtë hungarezo-ukrainase gjatë mobilizimit të tij në ushtri.

Akuza u hodh poshtë nga Kievi, por i ka tensionua më tej raportet mes dy vendeve fqinje, raporton agjencia e lajmeve “Assocaited Press” .

Orbani, kritikues i ashpër i Ukrainës dhe i luftës së saj kundër pushtimit rus, tha në radion publike se një burrë që raportohet se vdiq në një spital ukrainas më herët këtë muaj ishte “rrahur për vdekje” nga rekrutuesit e tij.

Kryeministri hungarez nuk ofroi ndonjë dëshmi për ta mbështetur akuzën e tij, por shtoi se çështja mbetet nën hetim.

Deklaratat e Orbanit erdhën një ditë pasi Ministria e Jashtme e Hungarisë e thirri në takim ambasadorin ukrainas për raportin e pakonfirmuar. Kjo ministri pretendoi se rekrutuesit e ushtrisë ukrainase e kishin rrahur burrin si pjesë e “rekrutimit me forcë” në ushtri para se ta dërgonin në një qendër rekrutimi.

Autoritetet ukrainase e kanë vënë në pikëpyetje këtë version, duke thënë se burri ishte shtetas ukrainas që ishte larguar nga njësia e tij ushtarake pa autorizim dhe më vonë ishte paraqitur në një spital. Sipas autoriteteve, spitali nuk gjeti shenja të lëndimit fizik që tregonin dhunë.

Shkaktari i vdekjes ishte embolizmi pulmonar, tha të enjten ambasada ukrainase në Budapest.

Kjo përplasje i tensionon edhe më tej marrëdhëniet mes Ukrainës e Hungarisë, e cila është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

Përderisa shumica e shteteve të tjera të BE-së i kanë ofruar Kievit përkrahje politike, financiare dhe ushtarake që nga fillimi i pushtimit të plotë rus më 2022, Hungaria e udhëhequr nga Orbani ka zgjedhur drejtim tjetër, duke refuzuar që t’i dhurojë armë Ukrainës si dhe duke kërkuar lehtësim të sanksioneve ndaj Rusisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:26Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Kolumbi
  • 21:11“E ndoqa me vrap dhe…”, vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet dëshmia e plotë e Krisjan Sterjos
  • 20:56Aksident në mes katër automjeteve në Shkup, shtatë të lënduar
  • 19:27Deri në orën 18:00 u regjistruan 15 zjarre në Maqedoni, gjashtë ende janë aktive
  • 19:13Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit