Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, ku iu komunikua mbyllja e hetimeve në dosjen “Meta”, ku ajo është marrë e pandehur. Në hyrje të institucionit, Kryemadhi u përfshi në një episod të pazakontë, duke deklaruar se kishte gjetur një unazë me diamant sapo kishte zbritur nga automjeti.
“Do ta dorëzoj në Prokurorinë e Posaçme ose do ta përdor për të paguar avokatin”, tha ajo me ironi, teksa mbante unazën në dorë.
Në një prononcim për mediat, Kryemadhi theksoi: “Po bëj gati skenarin për filmin e radhës. Brenda 10 ditëve do bëjmë memon. Më kanë thirrur shtatë herë deri tani, nuk përgjigjem. Nuk bashkëpunoj unë më me ata, do të flas në gjykatë. Ata do të bëjnë lojën e tyre, ne do të bëjmë lojën ton ë.”