Ushtria amerikane ka goditur më shumë se 8,000 objektiva ushtarake në Iran deri më tani, tha kreu i Komandës Qendrore.
Në një video të postuar në mediat sociale, Admirali Brad Cooper tha se ushtria amerikane kishte shkatërrua “mijëra” raketa iraniane dhe dronë sulmues të përparuar, si dhe të gjithë marinën iraniane.
Ai tha: “Deri më tani, kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake, përfshirë 130 anije iraniane, duke përbërë eliminimin më të madh të një marine gjatë një periudhe tre-javore që nga Lufta e Dytë Botërore. “Vlerësimi im operacional vazhdon të jetë se aftësia luftarake e Iranit është në rënie të vazhdueshme, ndërsa sulmet tona ofensive intensifikohen.”
Më shumë se 8,000 fluturime luftarake janë kryer gjithashtu nga forcat ajrore amerikane, ndërsa “ombrella më e gjerë e mbrojtjes ajrore në botë” po funksionon në mënyrë efektive në të gjithë Lindjen e Mesme, tha Cooper.