Gjatë sulmeve amerikano‑izraelite mbi Iranin u raportua se Udhëheqësi Suprem Ali Hamenei është vrarë. Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, sic e ka cilësuar ai “një nga njerëzit më të këqij në histori”, është i vdekur .
“Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por edhe për të gjithë amerikanët e mëdhenj,” tha Trump në një postim në Truth Social.
Republika Islamike përballet me tronditjen më të madhe politike që nga Revolucioni i vitit 1979.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli këtë mëngjes nisën sulme të koordinuara ndaj objektivave ushtarake dhe të sigurisë iraniane. Pentagoni e quajti operacionin “Hidhërimi Epik”, ndërsa pala izraelite e quajti “Zhurma e Luanit”.
Presidenti amerikan Donald Trump tha në një video se qëllimi i sulmeve është “të eliminohet kërcënimi ndaj sigurisë së SHBA‑s” dhe t’u jepet iranianëve mundësia të rrëzojnë udhëheqësit e tyre.
Pas këtij sulmi, Irani bëri kundërsulme me raketa ndaj Izraelit, por edhe ndaj bazave amerikane në Bahrein, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Izraeli shpalli gjendje emergjente, dhe i gjithë rajoni është në prag të një konflikti më të gjerë.
Një njeri që ka sunduar 36 vjet
Ali Khamenei (86) ka dominuar Iranin që nga viti 1989, kur pas vdekjes së Ruhollah Khomeini mori postin e përjetshëm të Udhëheqësit Suprem. Si autoriteti më i lartë në sistemin politik dhe fetar, ai kontrollonte forcat e armatosura, shërbimet e sigurisë, gjyqësorin dhe vendimet kryesore politike.
Gjatë tre dekadave në pushtet ai ka përballuar studentët në 1999, trazirat masive në 2009, valën e rebelimeve në 2019 dhe lëvizjen “Grua, Jeta, Liria” në 2022 dhe 2023, pas vdekjes së Mahsa Aminit në paraburgim. Çdo herë, regjimi iu përgjigj me represion.
