Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Katër vjet nga hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë e Maqedonisë në BE

GD
Gazeta Demos19 korrik 2026 në 09:41
Katër vjet nga hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë e Maqedonisë në BE

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut më 19 korrik 2022 hapën zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pati thënë se Evropa mundëson që Ballkani Perëndimor të jetë një vend me paqe dhe prosperitet.

Ndërkaq, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, pati deklaruar se pas 17 vjetësh të marrjes së statusit kandidat, po hapet një perspektivë e re për qytetarët e vendit të tij dhe shteti po i bashkohet BE-së.

Hapja e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën erdhi pasi më 16 korrik 2022, Kuvendi i Maqedonisë Veriore miratoi një propozim francez që mundësoi heqjen e vetos së Bullgarisë për nisjen e bisedimeve me Shkupin.

Maqedonia e Veriut mori statusin e shtetit kandidat më 2005. Më 2009, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësim, me kusht që vendi të zgjidhte mosmarrëveshjet rreth emrit me Greqinë fqinje.

Pas zgjidhjes së çështjes së emrit më 2018, nisja e procesit u vendos fillimisht nga Franca që kërkoi ndryshimin e metodologjisë në negociatat e anëtarësimit. Në fund, Bullgaria bllokoi negociatat duke e kushtëzuar hapjen e procesit me zgjidhjen e mosmarrëveshjes për gjuhën dhe historinë.

Shqipëria mori statusin e kandidatit më 2014 dhe nga viti 2018 ka pasur rekomandim për nisjen e negociatave, por ajo u fut në paketën e njëjtë me Shkupin dhe iu desh të priste që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të arrinin pajtim për dallimet.

BE

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 09:10Tragjike në Itali: Ushtari amerikan humb jetën gjatë larjes në liqen
  • 08:49Tragjedi në Rio: Rrëzohet helikopteri, 4 anëtarë të një familjeje humbin jetën
  • 08:26Zelensky: Koreja e Veriut do të dërgon 50 mijë trupa në Rusi
  • 20:24Joe Biden në gjendje të rëndë shëndetësore
  • 17:47Bondarenko: Shoqëria ukrainase nuk i përkrahë 100% deklaratat e Zelenskyt për Kosovën