Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten, deklaroi se sulmi “barbar dhe kriminal” i Izraelit kishte në shënjestër zyrtarë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë iranianë, por sipas tij, “shumica dërrmuese” e viktimave ishin civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.
Sipas Iravanit, nga sulmet izraelite janë vrarë 78 persona dhe janë plagosur mbi 320 të tjerë, raporton AssociatedPress.
