Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Kallas pasi ShBA tha se Evropës i mungon vetëbesimi: E vërtetë, duhet të jemi më të sigurt

GD
Gazeta Demos6 dhjetor 2025 në 15:09
Kallas pasi ShBA tha se Evropës i mungon vetëbesimi: E vërtetë, duhet të jemi më të sigurt

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha sot se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i madh i Evropës, pasi administrata Trump deklaroi në një dokument të rëndësishëm strategjik se Evropa një ditë mund të humbasë statusin e saj si një aleat i besueshëm.

Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare e ShBA-së, e publikuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë, kritikoi Bashkimin Evropian si antidemokratik dhe Evropën si një kontinent që i mungon vetëbesimi.

Qëllimi i SHBA-së duhet të jetë “të ndihmojë Evropën të korrigjojë trajektoren e saj aktuale”, thuhet në dokument.

“Ka shumë kritika, por mendoj se disa prej tyre janë të vërteta. Nëse e shikoni Evropën, ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e saj përballë Rusisë”, tha Kallas në një panel në Forumin e Dohas në Katar.

“Duhet të jemi më të sigurt”, tha ajo, duke shtuar se “ShBA-të mbeten aleati ynë më i madh”.

“Mendoj se nuk kemi rënë gjithmonë dakord për disa çështje, por mendoj se parimi i përgjithshëm është ende aty. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë së bashku”, përfundoi Kallas.

Kaja Kallas

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 18:23Aksident tragjik në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar në autobusin me turistë filipinas
  • 10:55SHBA-ja thotë se masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme
  • 10:31Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energji
  • 22:04‘‘Bisedë intensive’’- Kryediplomati gjerman takim befasues me Lavrov në Nju Jork, Politico sjell detaje
  • 20:38Erdogan: Kriminelët e luftës e kanë vendin në gjykatë, jo në OKB