Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, që besohet të jetë një nga rajonet më të goditura të Venezuelës nga tërmeti. Ata kanë folur për agjencinë e lajmeve AFP.
“Për momentin nuk kemi asgjë, madje as forcën apo guximin për të hyrë atje”, thotë 49-vjeçari Larry Rojas, ndërsa qëndron përpara një ndërtese të shembur ku familjarët e tij kanë mbetur të bllokuar.
“Ka njerëz të gjallë atje brenda dhe askush nuk po vjen t’i shpëtojë”, thotë një grua teksa pret lajme për vajzën e saj, e cila ka ngecur nën rrënojat e një ndërtese 12-katëshe.
