Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Jerusalem Post: Dyshohet se lider i ri i Iranit ka mbetur i plagosur

GD
Gazeta Demos11 mars 2026 në 08:36
Jerusalem Post: Dyshohet se lider i ri i Iranit ka mbetur i plagosur

Kanë kaluar tre ditë që nga zgjedhja e Moxhtaba Khamenei si udhëheqësi suprem i Iranit, dhe ende nuk është publikuar asnjë fotografi apo video e tij.

Gjatë kohës së luftës, masat e sigurisë janë dukshëm të ashpra, dhe Khamenei pritet të kalojë shumicën e kohës në strehimore, por zyrtarë iranianë kanë dhënë siguri se materiale të tilla do të publikohen së shpejti.

Sipas burimeve me njohuri mbi situatën, të cituara nga Jerusalem Post, Khamenei është lënduar gjatë konfliktit, por mbetet i aftë të kryejë detyrat e tij dhe të menaxhojë çështjet shtetërore.

Televizioni shtetëror iranian raportoi të hënën se Khamenei ka pësuar një lëndim, megjithëse nuk dha detaje mbi rrethanat apo seriozitetin e tij. Nuk dihet se kur ndodhi lëndimi apo nëse ka ndikuar në aftësinë e tij për të ushtruar detyrat udhëheqëse, transmeton Panorama.

Megjithatë, mungesa e tij nga skena publike ka nxitur diskutime dhe spekulime. Kritikerët e regjimit argumentojnë se kjo mungesë ngre pyetje mbi atë se kush drejton me të vërtetë qeverinë iraniane.

Disa figura të njohura të opozitës iraniane besojnë se një zyrtar tjetër i lartë mund të ushtrojë realisht pushtetin, ndërsa Khamenei vepron kryesisht si udhëheqës simbolik.

Moxhtaba Khamenei

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:28Zjarret në Shqipëri, situatë e vështirë në Gurë-Lurë të Dibrës: 11 vatra vijojnë aktive
  • 10:27Kroacia përfshihet nga zjarret, “digjet” qyteti turistik
  • 22:36Netanyahu: Britania mund të quhet “Republika e parë Islamike me armë bërthamore”
  • 20:17Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin e Zi, kërkon ndaljen e sulmeve ndaj objektivave civile
  • 20:05Aksident tragjik në Lushnjë, humbin jetën dy gra