Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Japonezët ‘të varur’ nga Lindja e Mesme – Irani do ta hapë Ngushticën e Hormuzit për Japoninë

GD
Gazeta Demos21 mars 2026 në 15:04
Japonezët ‘të varur’ nga Lindja e Mesme – Irani do ta hapë Ngushticën e Hormuzit për Japoninë

Irani është i gatshëm të lejojë tankerët japonezë të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, njofton agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, duke cituar fjalët e ministrit të Jashtëm iranian.

Teherani ka filluar negociata me Tokio për mundësinë e hapjes së këtij korridori detar për anijet japoneze, tha Abbas Araghchi në një bisedë telefonike për Kyodo.

Japonia varet nga Lindja e Mesme për rreth 95 për qind të furnizimit me naftë, dhe rreth 90 për qind e saj transportohet përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe që Irani e ka bllokuar si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelito-amerikane, shkruajnë mediat .

Shefi i diplomacisë iraniane tha në intervistë se Irani nuk e ka mbyllur ngushticën në tërësi, por ka vendosur restriksione për anijet e lidhura me vendet që marrin pjesë në sulmet kundër tij.

Rreth mundësisë së kalimit të anijeve japoneze, Araghchi ka biseduar edhe me ministrin e Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi, por ai nuk dha detaje të plota për ato bisedime.

Ministri iranian gjithashtu theksoi se Irani është i gatshëm të sigurojë kalim të sigurt për vendet si Japonia nëse ketë bëhet me koordinim me Teheranin, duke lavdëruar qendrimin tradicional të “ekuilibruar dhe të drejtë” të Tokios dhe marrëdhëniet e saj miqësore me Iranin.

Ai shtoi se Irani nuk dëshiron një çarëpushim, por një fund të plotë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të luftës, me garanci që do të parandalojnë të nesërmen sulme të ngjashme dhe me dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara gjatë luftës. /Telegrafi/

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:17Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar
  • 19:32Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev
  • 19:17‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën
  • 16:54Gjendet i gjallë pas 10 ditësh punëtori në Nepal
  • 21:59Tërmet në Shqipëri