Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Izraeli thotë se nuk po kërkon luftë të pafundme me Iranin

GD
Gazeta Demos10 mars 2026 në 20:38
Izraeli thotë se nuk po kërkon luftë të pafundme me Iranin

Izraeli nuk po kërkon luftë të pafundme me Iranin dhe do të koordinohet me Shtetet e Bashkuara për momentin kur duhet të përfundojnë luftimet, tha të martën ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, duke refuzuar të tregojë publikisht afat kohor se kur mund të mbarojë konflikti.

Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit, tashmë në ditën e saj të 11-të, ka kapluar Lindjen e Mesme, pasi sulmet iraniane kanë goditur shtete fqinje, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërkohë që Izraeli po lufton gjithashtu kundër Hezbollahut në Liban.

“Ne do të vazhdojmë deri në çastin kur ne dhe partnerët tanë të mendojmë se është e përshtatshme të ndalemi”, u tha Saar gazetarëve në Jerusalem së bashku me homologun e tij gjerman.

“Nuk po kërkojmë luftë të pafundme”, tha ai.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha më herët në Berlin se në Evropë po rritet shqetësimi për luftën dhe se duket se nuk ka plane për t’i dhënë fund asaj.

“Ne duam t’i eliminojmë, për kohë të gjatë, kërcënimet ekzistenciale nga Irani ndaj Izraelit”, tha Saar në përgjigje të një pyetjeje të Reuters se si do të dukej fitorja për Qeverinë.

Ai e përshkroi udhëheqësin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamanei – djalin e ajatollah Ali Khameneit, i cili u vra nga ushtria izraelite në ditën e parë të luftës – si një ekstremist.

Izraeli ka thënë se synon ta eliminojë sundimin klerikal të Iranit duke shkatërruar programet e tij bërthamore dhe të raketave balistike dhe duke krijuar kushte që iranianët t’i rrëzojnë sunduesit e tyre.

Saar tha se ekziston një mundësi për të krijuar kushte që iranianët të “rifitojnë lirinë e tyre”, duke pranuar se kjo mund të mos ndodhë gjatë luftës, por më pas.

“Nuk duhet ta humbasim këtë mundësi me rezultate të pjesshme”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, zyrtari i parë i lartë i huaj që viziton publikisht Izraelin që nga fillimi i luftës, tha se është i bindur se Izraeli dhe Uashingtoni janë të hapur për një zgjidhje diplomatike që mund të çojë në përfundimin e luftës.

Por, çdo zgjidhje e tillë duhet të përfshijë marrëveshje me Iranin për programet e tij bërthamore dhe të raketave, si dhe për mbështetjen e tij ndaj milicive rajonale, kushte që Wadephul tha se Teherani e ka bërë të qartë se aktualisht nuk është i gatshëm t’i pranojë. /REL

Izrael

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 18:26Zelenskyy do të vizitojë Serbinë të shtunën, për herë të parë
  • 23:00Presidenti iranian: Vendi përballet me një presion të paparë, më i vështiri që viti 1979
  • 22:47Aksident vdekjeprurës në Durrës, automjeti përplas këmbësorin
  • 22:02Të shtëna masive në Karolinën e Veriut, tre persona të vdekur një i lënduar
  • 20:46Tronditëse në Greqi: Shqiptari raportohet se përdhunoi vajzën 9-vjeçare të partneres së tij