Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Izraeli paralajmëron banorët të largohen nga qyteti më i madh i Gazës

GD
Gazeta Demos1 tetor 2025 në 22:18
Izraeli paralajmëron banorët të largohen nga qyteti më i madh i Gazës

Izraeli e lëshoi paralajmërimin e “fundit” të mërkurën për banorët e qytetit më të madh të Rripit të Gazës, për t’u larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të ofensivës tokësore.

Ky paralajmërim erdhi ndërkohë që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – po e shqyrton planin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare në tokën palestineze.

Dëshmitarët raportuan bombardime të mëdha në Qytetin e Gazës, ndërsa ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se ushtria po e ngushton rrethimin e qytetit.“Kjo është mundësia e fundit për banorët e Gazës që duan të largohen drejt jugut dhe t’i lënë militantët e Hamasit të izoluar në Qytetin e Gazës”, shkroi Katz në X, duke paralajmëruar se ata që mbeten do të “konsiderohen terroristë dhe mbështetës terroristësh”.

Katz tha se ushtria izraelite e ka marrë nën kontroll korridorin Netzarim, që lidh Gazën qendrore me bregun perëndimor, duke e shkëputur veriun e Gazës nga pjesa jugore.

Çdokush që largohet nga Qyteti i Gazës drejt jugut do të duhet të kalojë nëpër postblloqet ushtarake izraelite, shtoi ai.

Njoftimi erdhi disa orë pasi ushtria tha se po e mbyllte rrugën e fundit që ua mundësonte banorëve udhëtimin nga jugu i Gazës drejt veriut.Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se intensifikimi i operacioneve ushtarake e ka detyruar ta pezullojë përkohësisht veprimtarinë në Qytetin e Gazës. Pak ditë më herët, organizata Mjekët pa Kufij e ndali punën në qytet, ku ende veprojnë disa agjenci të OKB-së dhe organizata të ndihmës.

Ndërkohë, Hamasi po e shqyrton një plan për paqe të propozuar nga Trump dhe të mbështetur nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

GazaIzrael

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 20:20Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
  • 19:46Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë
  • 17:43Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje
  • 16:44CNN: Të paktën 213 të vdekur nga tërmeti në Kolumbi