Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Izraeli njofton armëpushim në Siri

GD
Gazeta Demos17 korrik 2025 në 23:45
Izraeli njofton armëpushim në Siri

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi sot se është arritur një marrëveshje për armëpushim në Siri, pas sulmeve izraelite kundër forcave siriane në jug të Damaskut dhe për mbrojtjen e komunitetit druz.

“Ne kemi krijuar një politikë të qartë: demilitarizimin e zonës në jug të Damaskut dhe mbrojtjen e vëllezërve tanë, Druzëve. Unë i dhashë udhëzime IDF-së të veprojë me forcë, sepse regjimi i Damaskut dërgoi ushtrinë e tij në jug të kryeqytetit dhe masakroi druzët. Si rezultat i veprimeve tona të intensifikuara, është vendosur një armëpushim dhe forcat siriane janë tërhequr përsëri në Damask,” tha Netanyahu.

Sulmi izraelit erdhi pas urdhrit të kryeministrit për të goditur fuqishëm forcat siriane, të cilat sipas tij kishin masakruar druzët, një komunitet arab me besim të veçantë fetar.

Sipas raportimeve të Jerusalem Post, Netanjahu beson se ofensiva izraelite solli vendosjen e armëpushimit dhe tërheqjen e ushtrisë siriane.

Ndërkohë, qeveria siriane njoftoi tërheqjen e forcave nga zonat ku jetojnë druzët, ndërsa udhëheqësi fetar i këtij komuniteti, sheiku Yousef Jarbou, deklaroi se është arritur një marrëveshje me Damaskun që hyn menjëherë në fuqi, raporton Reuters.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:12Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur
  • 18:16Paralajmërim për rrezikun nga rënia e degëve dhe pemëve në pyjet zvicerane
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij