Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur

GD
Gazeta Demos18 gusht 2026 në 22:12
Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ka përsëritur qëndrimin e Teheranit se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa Shtetet e Bashkuara “të përmbushin zotimet e tyre” sipas Memorandumit të Mirëkuptimit të arritur me Republikën Islamike.

Këto deklarata vijnë një ditë pasi afati 60-ditor, i paraparë në këtë memorandum, skadoi pa ndonjë marrëveshje.

Periudha 60-ditore ishte paraparë në memorandum për palët që të negocionin përfundimin e luftës që nisi në fund të shkurtit.Qalibaf, i cili shërben si kryenegociator i Iranit, tha se Teherani tha se do t’i dërgojë një mesazh të qartë SHBA-së.

Ai listoi kushtet që tha se Uashingtoni është zotuar t’i zbatojë, në bazë të memorandumit, përfshirë heqjen e bllokadës ndaj porteve iraniane, zhbllokimin e aseteve të ngrira, heqjen e sanksioneve ndaj naftës dhe ndaljen e kërcënimeve ushtarake dhe operacioneve “në të gjitha frontet”.Derisa të zbatohen këto zotime, tha Qalibaf, “Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet”.

Më herët gjatë gushtit, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Amerika e kontrollon ngushticën.Që nga nisja e luftës, Irani ka mbyllur këtë rrugë të rëndësishme ujore, duke prekur kalimin e dërgesave të naftës për në tregjet globale. Teherani e ka përdorur mbylljen e ngushticës si një kartë të rëndësishme në negociatat me Uashingtonin. Para luftës, nëpër këtë rrugë ujore kalonte një e pesta e dërgesave me naftë dhe gaz në botë./REL

mbylluriranimbetet

Të ngjashme

Trump: Irani dëshiron “me dëshpërim” një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Trump: Irani dëshiron “me dëshpërim” një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

22:23

Më shumë nga Lajme

  • 14:32Nasim Haradinaj: Të protestojmë fort, por me kulturë e dinjitet
  • 14:23Deputeti i PDK-së: Ta zhbëjmë Gjykatën Speciale
  • 14:21Dënimet për katërshen, reagon Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në shkallën e Apelit
  • 14:19Beogradi ndahet i kënaqur me aktgjykimin, Daçiq thotë se u konfirmuan pretendimet e Serbisë për UÇK-në
  • 14:19Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin