Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, është dërguar urgjentisht në Qendrën Klinike në Beograd për shkak të problemeve serioze shëndetësore dhe është vendosur në repartin e pulmologjisë.
Ai po merr trajtim të terapisë intensive dhe është i lidhur me aparate për frymëmarrje, pasi i është diagnostikuar pneumoni e dyfishtë (infeksion në të dy mushkëritë).
Mjekët kanë thënë se situata është shumë e rëndë dhe po bëjnë gjithçka për ta stabilizuar atë, raporton danas.rs .
