Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Irani tregon se a do të marrë pjesë në bisedimet e reja me SHBA-në

GD
Gazeta Demos22 prill 2026 në 17:52
Irani tregon se a do të marrë pjesë në bisedimet e reja me SHBA-në

Irani nuk ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve të paqes me Shtetet e Bashkuara, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë iranian.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baqaei, deklaroi se vendimi për pjesëmarrje në negociatat e planifikuara për më vonë këtë javë ende nuk është marrë, raporton SkyNews

“Nuk kemi vendosur nëse do të marrim pjesë në raundin e ri të bisedimeve të paqes me Shtetet e Bashkuara”, tha ai në një prononcim të transmetuar nga televizioni shtetëror.

Baqaei sugjeroi që Irani nuk ishte ende gati të “ndërmerrte veprime” diplomatike, duke thënë: “Diplomacia është një mjet për të siguruar interesat dhe sigurinë kombëtare, dhe sa herë që arrijmë në përfundimin se ekzistojnë kushtet e nevojshme dhe të arsyeshme për të përdorur këtë mjet… ne do të ndërmarrim veprime”.

Irani

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 19:23Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit
  • 15:53Trump përsërit pretendimet për Nobel: Kam zgjidhur tetë luftëra