Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Irani rrëzon planin 15-pikësh të SHBA-së: Kërkesat e Trump janë të tepërta

GD
Gazeta Demos25 mars 2026 në 16:26
Irani rrëzon planin 15-pikësh të SHBA-së: Kërkesat e Trump janë të tepërta

Irani ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se “SHBA-të po negociojnë me veten”. Reagimi vjen një ditë pasi Donald Trump u shpreh se Teherani synon një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme.

Një plan prej 15 pikash i hartuar nga Uashingtoni i është transmetuar Iranit përmes kanaleve diplomatike, por autoritetet në Teheran nuk e kanë konfirmuar pranimin e tij si bazë për negociata.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore Khatam al-Anbiya, Ebrahim Zolfaghari, reagoi me tone të ashpra, duke ironizuar situatën dhe duke theksuar se “njerëz si ne nuk mund të merren vesh kurrë me njerëz si ju”. Ai shtoi se stabiliteti rajonal, sipas Iranit, garantohet nga forcat e armatosura dhe jo nga marrëveshjet diplomatike.

Në të njëjtën linjë, përfaqësues të tjerë ushtarakë iranianë paralajmëruan se nuk do të ketë kompromis me SHBA-në, duke theksuar se çdo rezultat i konfliktit do të përcaktohet në terren dhe jo në tryezën e negociatave.

Plani 15-pikësh, i raportuar nga The New York Times dhe media të tjera, përfshin kërkesa të gjera ndaj Iranit, si çmontimi i infrastrukturës bërthamore, ndalimi i pasurimit të uraniumit dhe kufizimi i programit raketor. Në këmbim, parashikohet lehtësim i sanksioneve dhe mbështetje për një program bërthamor civil.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij
  • 22:32Trump: “Ide e shkëlqyer” që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor amerikan
  • 20:46Rrëzohet helikopteri, tre të vdekur në ishullin grek të Sifnos
  • 20:14Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme më vdekjeprurëse
  • 19:26Breshëritë e plumbasve tronditin Spanjën: Tre të vrarë, mes tyre një shtatzënë dhe një 16-vjeçar