Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka deklaruar se shënjestër e sulmeve të tyre ishin qendrat ushtarake dhe bazat ajrore izraelite.
Në deklaratë thuhet se gjatë sulmeve ndaj Izraelit janë përdorur një kombinim i sistemeve të drejtuara me precizion dhe teknologji të avancuar.
“Shenjëstruam qendra ushtarake dhe baza ajrore që kanë shërbyer si burim i agresionit kriminal kundër vendit tonë”.
