Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se memorandumi i mirëkuptimit ende nuk është nënshkruar dhe se në dokument mund të bëhen ende ndryshime.

Në një intervistë për televizionin shtetëror iranian, Araghchi ka thënë se Irani e konsideron veten fitues të luftës.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se çështjet bërthamore do të diskutohen në një fazë të mëvonshme.