Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Irani kërkon t’i japë fund luftës dhe të nisë bisedime me SHBA-në dhe Izraelin, sipas WSJ

GD
Gazeta Demos16 qershor 2025 në 16:57
Irani kërkon t’i japë fund luftës dhe të nisë bisedime me SHBA-në dhe Izraelin, sipas WSJ

Duke cituar disa zyrtarë të paidentifikuar, Wall Street Journal po raporton se Irani është duke dërguar sinjale urgjente se po kërkon përfundim të luftës dhe rifillim të negociatave për programin e tij bërthamor.

Sipas medias, Irani ka përcjellë mesazhe drejt Izraelit dhe SHBA-së përmes ndërmjetësve arabë. Ndërkohë edhe Reuters bazuar në burime, ka raportuar se Teherani i ka kërkuar Katarit, Arabisë Saudite dhe Omanit që të ushtrojnë presion ndaj presidentit amerikan Donald Trump, në mënyrë që ai të ndikojë mbi Izraelin për të pranuar një armëpushim të menjëhershëm me Iranin.

Bëhet e ditur se në këmbim, Irani do të tregonte fleksibilitet në negociatat për programin e tij bërthamor.

Thuhet se Irani gjithashtu ka përcjellë mesazhe drejt Izraelit, duke theksuar se është në interesin e të dyja palëve që përshkallëzimi i dhunës të frenohet.

Irani

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 18:33Franca rrit pagën minimale në mbi 1.500 euro nga 1 dhjetori
  • 18:11“Kam punuar në bunkerin e Hitlerit përpara se të arratisesha", historia e jashtëzakonshme e 101-vjeçarit
  • 18:08Polici polak pasi doli nga koma pyeti për kolegun me të cilin e neutralizuan sulmuesin: “A është Kuba gjallë?”
  • 18:01Franca akuzon Iranin për sulmet kibernetike ndaj frigoriferëve në supermarketet franceze
  • 17:33Tragjedi në Mesdhe: 14 migrantë humbin jetën pranë brigjeve të Kretës