Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Tragjedi në Mesdhe: 14 migrantë humbin jetën pranë brigjeve të Kretës

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 17:33
Tragjedi në Mesdhe: 14 migrantë humbin jetën pranë brigjeve të Kretës

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën pasi një varkë me migrantë u gjet pranë ishullit të Kretës në Greqi, kanë bërë të ditur autoritetet greke.

Trupat e 13 viktimave u nxorën nga varka, e cila u gjet të hënën në mëngjes, rreth 28 kilometra në jug të Kretës. Ndërkohë, 18 persona të tjerë u shpëtuan nga një anije mallrash me flamur maroken, por njëri prej tyre ndërroi jetë më vonë, duke e çuar në 14 numrin e viktimave, shkruan Sky News

Autoritetet njoftuan gjithashtu se mbi 180 migrantë të tjerë u zbuluan në tri varka të ndryshme që po udhëtonin nga Libia drejt Kretës. Të gjithë pritet të dërgohen në ishull.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura identitetet e viktimave dhe as rrethanat e plota të tragjedisë.

Greqia mbetet një nga pikat kryesore të hyrjes në Bashkimin Evropian për migrantët që largohen nga luftërat, varfëria dhe përndjekjet. Kalimi i rrezikshëm nga Libia drejt Kretës është shfrytëzuar nga mijëra persona muajt e fundit.

Sipas agjencisë kufitare të BE-së, Frontex, gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026 janë regjistruar rreth 31 mijë e 800 kalime të parregullta në rrugën e Mesdheut Lindor, e cila mbetet rruga më e frekuentuar drejt BE-së. Megjithatë, kjo shifër paraqet rënie prej 15 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

kretësmigrantëjetën

Të ngjashme

Autobusi përmbyset në autostradën e Kroacisë, dy persona humbin jetën

Autobusi përmbyset në autostradën e Kroacisë, dy persona humbin jetën

12:58

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 18:33Franca rrit pagën minimale në mbi 1.500 euro nga 1 dhjetori
  • 18:11“Kam punuar në bunkerin e Hitlerit përpara se të arratisesha", historia e jashtëzakonshme e 101-vjeçarit
  • 18:08Polici polak pasi doli nga koma pyeti për kolegun me të cilin e neutralizuan sulmuesin: “A është Kuba gjallë?”
  • 18:01Franca akuzon Iranin për sulmet kibernetike ndaj frigoriferëve në supermarketet franceze
  • 16:42CNN: SHBA dhe Irani po negociojnë në heshtje, të dyja palët kanë disa kërkesa kyçe