Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

India ndëshkohet nga ShBA për blerjen e naftës ruse, i vendoset tarifë shtesë prej 25%

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 16:51
India ndëshkohet nga ShBA për blerjen e naftës ruse, i vendoset tarifë shtesë prej 25%

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se është vendosur një tarifë shtesë prej 25% ndaj Indisë, për “importimin direkt ose indirekt të naftës së Federatës Ruse.”

Sipas The Guardian, tarifa është prezantuar përmes një urdhri ekzekutiv presidencial të nënshkruar sot nga presidenti amerikan Donald Trump.

Në urdhërin e publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, thuhet se: “Kam marrë informacion shtesë nga zyrtarë të lartë mbi veprimet e Qeverisë së Federatës Ruse lidhur me situatën në Ukrainë. Pasi kam shqyrtuar këtë informacion shtesë dhe faktorë të tjerë, konstatoj se emergjenca kombëtare e përshkruar në Urdhrin Ekzekutiv 14066 vazhdon dhe se veprimet dhe politikat e Qeverisë së Federatës Ruse vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.”

Ndërsa, me tej në përfundim të urdhërit thuhet se:

“Për të trajtuar emergjencën kombëtare të përshkruar në Urdhrin Ekzekutiv 14066, përcaktoj se është e nevojshme dhe e përshtatshme vendosja e një tarife shtesë ad valorem mbi importet nga India, e cila po importon drejtpërdrejt ose tërthorazi naftë nga Federata Ruse.”

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 12:27Të shtëna në Pensilvani, nëntë të vdekur, mes viktimave dy fëmijë dhe një grua shtatzënë
  • 23:36Trump zgjedh Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë
  • 23:31Zelensky kritikon marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe
  • 12:18Ngjarje e rëndë në Shkup, dy të rinj dyshohet se u rrahën brutalisht nga Policia
  • 12:02Aksion kundër rrjetit rus “Ribar” në Mal të Zi, sekuestrohen dronë dhe pajisje të sofistikuara digjitale