Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

“I gjetëm të shtrirë përtokë”, Flet fqinji i familjes shqiptare që vdiqën pas helmimit me gaz

GD
Gazeta Demos5 shkurt 2026 në 13:40
“I gjetëm të shtrirë përtokë”, Flet fqinji i familjes shqiptare që vdiqën pas helmimit me gaz

Ernest Çela, fqinji i familjes Kola, 4 anëtarët e së cilës ndërruan jetë mbrëmjen e 4 shkurtit në Porcari në provincën e Lucca-s në Itali ka rrëfyer për mediat italiane momentet dramatike nga ngjarja e rëndë.

Për La Repubblica, i riu shqiptar tregon se kur hyri në banesën tre katëshe të familjes Kola bashkë me të afërmin e tyre, vëllain e kryefamiljarit Arti Kola, si dhe dy efektivë policie, i gjetën të shtrirë përtokë pa ndjenja në katin e dytë. Ai thekson se në atë moment ata kishin ende puls dhe rrahje zemre.

I riu tregoi se në një moment edhe xhaxhai i djalit humbi ndjenjat si dhe atij filluan t’i merreshin mendtë dhe doli jashtë. I riu theksoi se kur hapën dritaret, kishte dalë tym i bardhë.

“Mbrëmë rreth orës 21:30 erdhi patrulla e policisë bashkë me xhaxhain e djalit që ka ndërruar jetë. Menjëherë hymë në banesë dhe u ngjitëm në katin e dytë, ku pashë 4 trupat të shtrirë pa ndjenja në tokë. Në atë moment shkova menjëherë të kontrolloja nëse kishin akoma puls dhe deri në atë moment kishin ende rrahje zemre. Më pas, një moment, xhaxhai i djalit, ai që tani është i shtruar në spitalin e Cisanellos në gjendje të rëndë, humbi ndjenjat. Më pas edhe mua filluan të merreshin mendtë. Më pas bashkë me babanë tim dhe dy karabinierët kuptuam se në ajër kishte diçka, një gaz ose diçka e ngjashme.”, ka thënë ai.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 4 shkurtit në banesën e familjes. Nga hetimet e para, dyshohet se anëtarët e saj u helmuan nga rrjedhja e monoksidit të karbonit nga pajisja e ngrohjes.

Viktimat janë identifikuar si Arti Kola 48 vjeç, Jonida Kola 42 vjeçe dhe dy fëmijët, Hajdar dhe Xhesika Kola, 22 dhe 15 vjeç.

Alarmin e ka dhënë vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve dhe u detyruan të thyejnë derën.

Kryetari i komunës së Porcarit në Itali, Leonardo Fornaciari shprehu tronditjen dhe hidhërimin e tij të thellë për tragjedinë.

“Mbrëmë, një tragjedi e madhe ndodhi në qytetin tonë. Një familje e tërë humbi jetën në shtëpi. Hetimi do të hedhë dritë mbi këtë çështje, por shkaku duket të jetë monoksidi i karbonit. Familja Kola, përfshirë babain Arti, nënën Jonidën dhe fëmijët e tyre Hajdar dhe Xhesikë, ishin shumë të respektuar dhe të dashur nga komuniteti ynë. Jemi të gjithë të tronditur dhe të trishtuar nga kjo ngjarje, e cila më kujtoi menjëherë tragjedinë e familjes Malanca, e cila ndodhi në shkurt të vitit 1992. Komuniteti ynë u shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta të afërmve dhe miqve të familjes Kola për këtë humbje të rëndë që ka prekur të gjithë Porcarin.”, shkroi ai.

gazi

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij
  • 22:32Trump: “Ide e shkëlqyer” që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor amerikan
  • 20:46Rrëzohet helikopteri, tre të vdekur në ishullin grek të Sifnos
  • 20:14Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme më vdekjeprurëse
  • 19:26Breshëritë e plumbasve tronditin Spanjën: Tre të vrarë, mes tyre një shtatzënë dhe një 16-vjeçar