Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Hungaria injoron vendimet në Bosnje, Kryediplomati i drejtohet Dodikut si president

GD
Gazeta Demos4 shtator 2025 në 14:40
Hungaria injoron vendimet në Bosnje, Kryediplomati i drejtohet Dodikut si president

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto është takuar të enjten me Millorad Dodikun në Budapest dhe i është adresuar në cilësinë e presidentit, pavarësisht se mandati i është revokuar edhe zyrtarisht.

Ministri i Jashtëm hungarez ka thënë se shteti i tij e respekton vullnetin e popullit që “i ka zgjedhur liderët në mënyrë demokratike në zgjedhje”.

Dodiku nuk është më president i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Bosnje-Hercegovinës, dhe një vendimi tjetër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ia ka marrë mandatin.

Autoritetet hungareze kanë raporte të mira me Dodikun, dhe Budapesti zyrtar e ka bllokuar çdo përpjekje të Bashkimit Evropian për ta sanksionuar atë.

“Ne besojmë se kjo qasje ndaj liderëve të Ballkanit Perëndimor, që përfshin sanksione dhe nënçmime, nuk duhet të jetë zgjidhje, dhe nuk duhet të jetë qasje e cila aplikohet në politikat ndërkombëtare”, ka thënë Szijjarto.

Ai ka shtuar se ndikimi i jashtëm në Ballkanin Perëndimor ka rezultuar tradicionalisht me destabilizim.

Sa i përket referendumit joligjor që kanë planifikuar autoritetet e entitetit serb, që lidhet me vendimin ndaj Dodikut, ai ka thënë se, as ata, dhe as Brukseli, nuk duhet të vendosin për të ardhmen e Republikës Sërpska.

Asambleja e Republikës Sërpska ka thënë se do ta organizojë një referendum më 25 tetor për mosnjohje të vendimeve të Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës, Komisionit Zgjedhor dhe Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka përcaktuar më parë se nivelet më të ulëta qeveritare nuk mund të organizojnë referendume për çështje shtetërore.

Duke folur para flamujve të Bosnjës dhe Republikës Sërpska, Dodik i ka përsëritur pretendimet e mëparshme se Bosnje-Hercegovina “është shtet dhe rast problematik” dhe që Marrëveshja e Dejtonit nuk ka qenë në interes të “shumë administratave amerikane dhe zyrave në Bruksel”, nga fillimi.

“Si palë kontraktuese, ne e sollëm Republikën Sërpska në Bosnje-Hercegovinë. Bosnje-Hercegovina nuk ishte dëshirë për ne, por domosdoshmëri”, ka thënë Dodik.

Ai e ka përsëritur kërkesën që Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të largohet nga shteti, dhe ka thënë që “nëse gjërat nuk shkojnë në të mirën tonë”, Republika Sërpska do të marrë vendim lidhur me pavarësinë.

Një muaj më parë, Dodiku e ka vizituar Budapestin, ku është takuar me kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Takimi është zhvilluar pas vendimit të gjykatës, por para se t’i revokohej mandati.

Atëbotë, Orbani ka thënë se “nuk e njeh” vendimin e Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës.

hungariaPeter Szijjarto

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:56Rama nga New York: Paqja nuk i paraprin zhvillimit ekonomik, është kusht për ta bërë atë të mundur
  • 10:55Tërmet në Maqedoni të Veriut
  • 10:06“Takime me agjentët serbë”, Klodiana Lala nis betejën ligjore ndaj Vlora Hysenit
  • 09:02Vuçiq: Do të jap dorëheqjen të dielën, por do të flas me Putinin para përfundimit të mandatit
  • 08:38"Kriminel", Edi Rama goditet me vezë në SHBA