Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Humb në plazhin e Shëngjinit 8 vjeçari nga Kosova, deklarohet nëna e tij: E falënderoj Policinë për angazhimin dhe gjetjen

GD
Gazeta Demos19 korrik 2025 në 17:02
Humb në plazhin e Shëngjinit 8 vjeçari nga Kosova, deklarohet nëna e tij: E falënderoj Policinë për angazhimin dhe gjetjen

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se sot e kishin gjetur një fëmijë në plazhin e Shëngjinit, pasi ishte larguar nga prindërit e tij nga Kosova.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, fëmijën 8-vjeçar.

“Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një pushuese nga Kosova, se djali i saj ishte larguar dhe nuk po e gjente dot. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan dhe koordinuan veprimet me vrojtuesin e plazhit për gjetjen e fëmijës”.

“Pas rreth një ore kërkimesh intensive në terren, punonjësit e Policisë e lokalizuan të miturin pranë një hoteli. Fëmija ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu rikthye menjëherë nënës së tij”, thuhet në njoftim.

Policia njoftoi se nëna e fëmijës ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe vrojtuesit të plazhit për reagimin e shpejtë dhe profesional që kontribuoi në gjetjen e të miturit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:20Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
  • 19:46Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë
  • 17:43Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje
  • 16:44CNN: Të paktën 213 të vdekur nga tërmeti në Kolumbi
  • 15:09Katari optimist për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit