Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Hoxha: Mohimi i Srebrenicës, shtrembërim i së vërtetës dhe sulm ndaj dinjitetit të viktimave

GD
Gazeta Demos11 korrik 2026 në 14:31
Hoxha: Mohimi i Srebrenicës, shtrembërim i së vërtetës dhe sulm ndaj dinjitetit të viktimave

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, tha se plaga e gjenocidit ndaj më shumë se 8.000 djemve dhe burrave të pafajshëm në Srebrenicë vazhdon të jetojë në ndërgjegjen kolektive të rajonit dhe të botës.

Përmes një videomesazhi në Potoçari gjatë ceremonisë përkujtimore me rastin e varrimit të dhjetë viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës, Hoxha theksoi se Srebrenica nuk ishte vetëm një tragjedi lufte apo një akt i spastrimit etnik, por akt i planifikuar i vrasjes masive i drejtuar kundër boshnjakëve.

“Srebrenica nuk ishte vetëm një tragjedi lufte dhe as vetëm një krim i spastrimit etnik. Ishte gjenocid – një akt i planifikuar i vrasjes masive i drejtuar kundër boshnjakëve myslimanë, të cilët ishin shënjestër vetëm për shkak të asaj që ishin. Prandaj kujtesa është e rëndësishme. Prandaj e vërteta është e rëndësishme”, tha Hoxha, shkruan Anadolu.

Ai u shpreh se mohimi i gjenocidit nuk është interpretim, por “shtrembërim i së vërtetës dhe sulm ndaj drejtësisë dhe dinjitetit të viktimave”, duke shtuar se faktet janë vërtetuar nga gjykatat.

Hoxha theksoi se Rezoluta e miratuar nga Kombet e Bashkuara për Srebrenicën përfaqëson një qëndrim të qartë ndërkombëtar kundër mohimit dhe revizionizmit, duke nënvizuar se Shqipëria qëndron fuqishëm në anën e së vërtetës, paqes dhe dinjitetit njerëzor.

Në Potoçari sot zhvillohet ceremonia kolektive e varrimit, ku mbetjet mortore të dhjetë viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë do të gjejnë prehjen e përhershme.

Gjenocidi në Srebrenicë u krye në korrik të vitit 1995 nga forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska dhe bashkëpunëtorët e tyre, të cilët vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:04Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi
  • 22:50Kokaina në Frakull të Shqipërisë, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vjet burg
  • 20:53Senati amerikan i jep dritën jeshile Eric Wendt për ambasador në Shqipëri, pritet vetëm fjala e Trumpit
  • 20:03Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar
  • 18:26Zelenskyy do të vizitojë Serbinë të shtunën, për herë të parë