Qeveria holandeze nuk e mbështet vazhdimin e negociatave të pranimit midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë duke dalë kundër hapjes së Grupit 3 për shkak të situatës në fushën e sundimit të ligjit, raporton Radio Evropa e Lirë.
Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme holandeze ka rikujtuar se Këshilli Evropian, në përfundimet e tij nga viti 2024, deklaroi se ishte thelbësore që Serbia të bënte përparim të konsiderueshëm të mëtejshëm, ndër të tjera, në fushën e sundimit të ligjit.
“Vlerësimi i qeverisë holandeze për Paketën e Zgjerimit 2025 mbetet i vlefshëm: hapja e Grupit 3 në këtë kohë nuk do të bazohej në meritë, duke pasur parasysh shqetësimet në lidhje me sundimin e ligjit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme holandeze në një përgjigje.
