Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Hamilton i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare me një foto tronditëse nga Gaza: S’mund të heshtim më

GD
Gazeta Demos26 korrik 2025 në 17:56
Hamilton i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare me një foto tronditëse nga Gaza: S’mund të heshtim më

Një nga pilotët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Lewis Hamilton, ka reaguar sërish me shqetësim ndaj asaj që po ndodh në Rripin e Gazës, duke dënuar ashpër veprimet e ushtrisë izraelite dhe heshtjen ndërkombëtare përballë vuajtjeve të popullatës palestineze.

Hamilton publikoi një reagim të fuqishëm në Instagram, ku ndau foto dhe mesazhe prekëse, ndër to edhe një imazh tronditës të një nëne me fëmijën e saj të uritur, që nuk kishte ngrënë prej ditësh.

“Është e vështirë të gjej fjalë për të përshkruar tmerrin e plotë që ndjej duke parë atë që po ndodh në Gaza”, shkroi fillimisht britaniku.

“Fëmijët po vdesin urie, ndërsa organizatat humanitare nuk mund të ofrojnë ushqim, ujë të pastër apo ndihmë mjekësore – gjërat më bazike për jetesë.

“Nuk ka asnjë justifikim për këtë”, thuhet në shkrimin e Hamilton.

Sipas Hamiltonit, më shumë se 100 fëmijë janë vrarë vetëm në javën e parë të këtij muaji, dhe ai e konsideron të papranueshme që komuniteti ndërkombëtar të qëndrojë pasiv përballë një tragjedie të tillë.

“Heshtja dhe mungesa e veprimit nga bashkësia ndërkombëtare do të gjykohen nga brezat e ardhshëm”, shtoi Hamilton.

“Çdo ditë që kalon pa armëpushim dhe pa lejuar ndihmat të arrijnë te palestinezët, nënkupton më shumë jetë të humbura”.

“Ata që janë në pushtet duhet të bëjnë gjithçka që munden për t’i dhënë fund kësaj vuajtjeje – dhe duhet ta bëjnë tani”, përfundoi piloti i Formula 1.

Krahas reagimit, ai publikoi edhe disa mënyra të mundshme për të ndihmuar njerëzit në Gaza, duke i bërë thirrje ndjekësve që të mos qëndrojnë indiferentë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:45Rubio paralajmëron se lufta e Rusisë mund të përhapet përtej kufijve të Ukrainës
  • 19:23Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit
  • 15:53Trump përsërit pretendimet për Nobel: Kam zgjidhur tetë luftëra