Emisari i SHBA’së për misione të veçanta, Richard Grenell i cili është duke e udhëhequr përkohsisht Kennedy Center (Qendër Kulturore Kombëtare Amerikane në Uashington), ka qëndruar disa ditë në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.
Pas kthimit në Amerikë, Grenell ka publikuar disa fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump në Kennedy Center, i cili i ka shkuar për vizitë aty.
“Donald Trump e ka shpëtuar Qendrën Kenedi. E cila financiarisht dhe fizikisht nuk është duke shkuar mirë- por Presidenti Trump e ka bindur Kongresin t’i alokojë 257 milionë për ta shpëtuar. Ajo do të kthehet në ditët e saj të lavdisë. Sot (e mërkurë), ai erdhi për të na dhënë ide se si më së miri t’i shfrytëzojmë paratë. Askush s’është më i mirë në ndërtim dhe rindërtim sesa Donald J.Trump”” ka shkrur Grenell.