Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Gordy: VV’ja do të dalë përsëri partia e parë, partitë tjera nuk do të munden të formojnë një qeveri pa ta!

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2025 në 20:23
Gordy: VV’ja do të dalë përsëri partia e parë, partitë tjera nuk do të munden të formojnë një qeveri pa ta!

Analisti britanik, Eric Gordy ka vlerësuar se ishte e pashmangshme dështimi i përpjekjeve për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve të fundit, duke theksuar se Vetëvendosje ka mbetur e pakompromis dhe jo atraktive për partnerë të tjerë koalicioni.

Ai për GazetaBlic tha se parashikon se zgjedhjet e reja mund të rezultojnë me Vetëvendosje si partia më e madhe, por që formimi i shumicës pa ta do të çonte në një qeveri legjitime por të paqëndrueshme.

“Mendoj se ishte e pashmangshme që përpjekja për të formuar një qeveri mbi bazën e zgjedhjeve të fundit të dështonte, dhe përfundimisht kjo ka ndodhur. Kurti thjesht tentoi të qëndrojë në detyrë më gjatë se sa zgjat mandati i tij. Arsyeja kryesore e dështimit të negociatave ishte se partia e tij ishte bërë e pakompromis dhe nuk ishte atraktive për partitë e tjera si partner koalicioni”, tha Gordy.Sipas tij, nëse VV’ja hyn në një koalicion, do të duhet të moderojë pozicionet dhe të tregojë gatishmëri për ndarjen e pushtetit, duke krijuar mundësinë për një qeveri më stabile.

“Tani do të ketë zgjedhje të reja, ku rezultati i mundshëm është që Vetëvendosje të mbetet ende partia më e madhe. Ajo që nuk dihet është nëse partitë e tjera do të jenë në gjendje të formojnë një shumicë pa ta. Nëse e bëjnë, rezultati do të jetë një qeveri legjitime, por e paqëndrueshme. Nëse Vetëvendosje e gjen veten në nevojë për të hyrë në një marrëveshje koalicioni me partitë e tjera, do të duhet të moderojë disa nga pozicionet e saj dhe të tregojë një gatishmëri më të qartë për të ndarë pushtetin. Ky rezultat nuk është shumë i mundshëm, por ekziston mundësia që të prodhojë një qeveri të qëndrueshme”, tha Gordy për GazetaBlic.

Britania

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 09:10Tragjike në Itali: Ushtari amerikan humb jetën gjatë larjes në liqen
  • 08:49Tragjedi në Rio: Rrëzohet helikopteri, 4 anëtarë të një familjeje humbin jetën
  • 08:26Zelensky: Koreja e Veriut do të dërgon 50 mijë trupa në Rusi
  • 20:24Joe Biden në gjendje të rëndë shëndetësore
  • 17:47Bondarenko: Shoqëria ukrainase nuk i përkrahë 100% deklaratat e Zelenskyt për Kosovën